Ministrja serbe nuk ka informacion për ekstradimin e Ballist Morinës

0
148

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburuviç ka deklaruar se nuk ka informacion në lidhje me esktradimin e Ballist Morinës nga Kroacia në Serbi.

Në një prononcim për gazetën “Blic” në Beograd Kuburuviç ka theksuar se nuk ka afat sipas të cilit ministri i Drejtësisë duhet të veprojë pas marrjes së vendimit të plotfuqishëm nga Gjykata dhe pas përmbushjes së kushteve për dorëzim.

Megjithatë, Kuburuviç beson se dorëzimi, do të ndodhë në çdo moment brenda një periudhe një vjeçare.

Ismail Morina është në paraburgim në Dubrovnik nga qershori i vitit 2017 kur ai u arrestua sipas një urdhër arresti lëshuar nga Serbia.

Ballist Morina akuzohet se në ndeshjen ndërmjet Serbisë e Shqipërisë në tetorin e viti 2014, lëshoi dronin me hartën e trojeve shqiptatre  me Flamurin Kombëtar e me portretet e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here