Konspiracioni i fotos misterioze të Schumacherit në koma, kushton 1 milion paund

0

Në Gjermani kanë nisur hetimet për një personin i cili dyshohet se i ka shkrepur fshehurazi një foto Michael Schumacherit dhe më pas u mundua për ta shitur 1 milion Paund.

Një vit më parë një person ende i paidentifikuar pretendon se fotografinë e ka bërë në shtëpinë e Schumacher në Gjenevë të Zvicrës e cila tregon gjendjen shëndetësore të 7 herë kapionit të botës që prej 4 vitesh po merr mjekim pasi pësoi aksidentin në ski.

Prokurorët kanë konfirmuar se një “person i panjohur” bëri një foto “sekrete” të gjendjes në të cilën ndodhet Schumacher dhe u përpoq ta shiste për “shuma të mëdha parash”.

Lajmi është bërë i ditur nga televizioni gjerman RTL. Kjo për shkak se bashkëshortja e 7 herë kampionit të botës në Formula 1, ka dashur që të ruajë privatësinë e familjes së saj. Megjithatë, njëri prej miqve që e kishte vizituar në shtëpi, arriti t’i bënte një foto në shtrat Michael Schumacher, të cilën u përpoq ta shiste për 1 milionë Paund. Nuk dihet se si ka ndodhur kjo gjë, por tashmë hetimet kanë nisur.

Më 29 dhjetor Schumacher mbush 4 vjet që po lufton me jetën por rreth tij nuk ka asnjë lajm, ndërsa kur një revistë guxoi të thoshte se Schumacher ishte në gjendje të ecte përfundoi në gjyq për shpifje.

Është shkruar se Michael loton kur sheh fëmijët, që kostot e kurimit po kapin shifra stratosferike, që është dobësuar shumë e mjaft gjëra të tjera, por të gjitha janë përgënjeshtruar. Një errësirë e frikshme në lidhje me atë që ndodh realisht me pilotin gjerman, që ndodhet pranë familjes së tij, por pakkush e takon.

Lini nje pergjigje