Keni euro për të ‘thyer’? Një lajmi mirë për ju

0

Leku e ka nisur vitin 2018 duke u zhvlerësuar në raportet e këmbimit me euron, por është forcuar kundrejt dollarit.

Loading...

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në ditën e parë të punës për vitin 2018, një euro u këmbye me 133.07 lekë, duke u rritur me 0.12 lekë në krahasim me ditën e fundit të vitit të kaluar. Trendi rritës pritet të vijojë përgjatë muajit Janar, duke u bazuar te tendenca sezonale.

Ndërsa dollari ka vijuar rënien, duke u këmbyer me 110.82 lekë, 0.28 lekë më pak fundi i 2017-s.

Dobësimi i lekut ka ndjekur tendencën sezonale, ku zakonisht monedha vendase humb pikë në janar, teksa fillon e rigjallërohet aktiviteti i tregtisë, që rrit kërkesën për valutë dhe kompanitë e huaja fillojnë e transferojnë fitimet jashtë. Në kahun tjetër kanë mbaruar efektet e fundvitit ku oferta e rritur në valutë nga emigrantët dhe turistët ndikojnë pozitivisht në forcimin e lekut.

Loading...

Lini nje pergjigje