Juventusi konfirmon largimin e parë për 2018-ën, ‘ylli’ i skuadrës drejt Gjermanisë

0

Mesfushori kroat Marko Pjaca do ta mbyllë sezonin 2017-2018 te skuadra gjermane e Schalke 04.

Loading...

Mediat italiane raportojnë se lojtari 22-vjeçar ka pranuar ofertën e klubit gjerman, ku do të luajë në formë huazimi deri në fund të sezonit.

“Kam nevojë të luaj dhe jo të qëndroj në stol”, tha Pjaca, që për ta realizuar këtë ka vendosur të ndryshojë fanellë.

Kroati është grumbulluar nga trajneri Max Allegri për ndeshjen e sotme ndaj Torinos, e vlefshme për Kupën e Italisë.

Loading...

Lini nje pergjigje