Ja sa ka shkuar borxhi për çdo shqiptar nën qeverisjen e Rilindjes

0
245

Në vlerë absolute, Borxhi për Frymë në 2018-n përllogaritet të jetë 395, 015 lekë (treqind e nëntëdhjetë e pesë mijë e pesëmbëdhjetë lekë). Kjo është shifra e publikuar sot Aranita Brahaj, Drejtoresha Ekzekutive e Open Data Albania.

“Vlera e borxhit për frymë, – njofton Brahaj, –  është përllogaritur duke pjestuar stokun e borxhit në 2018-n, e cila sipas shifrës së publikuar në Projektligjin për Buxhetin 2018 është një triliard e njëqind e tridhjetë e shtatë miliard lekë (1 137 620 000 000 Lekë).

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave numri i popullsisë (projeksione bazuar në të dhëna të Census 2011) në 2018-n do të jetë dy milion e tetëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë nëntëqind e dyzet e një banorë (2 879 941 banorë).

Në vitin 2018 përqindja e rritjes së stokut të borxhit me bazë vjetore është 3.13 për qind. Në 2017 kjo rritje e stokut të borxhit ishte 2.29 për qind, rreth një pikë përqind më pak se sa është projektuar për 2018-n. Në trendin rritës ka hyrë dhe ritmi i rritjes së borxhit për frymë, ku shënon rritje me 3.23 për qind pas vitit të tretë me ngadalësim të rritjes.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here