Ja cilat janë 10 videoklipet shqiptare më të klikuara të vitit 2017

0

Viti 2017 shënoi rikthimin në muzikë pas një viti të Era Istrefit me këngën “Redrum”, rikthimin e Elvana Gjatës me këngën “Forever is over”, Noizy theu rekord klikimesh brenda 24-orëve me “100 kile”, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj pas lajmeve se kanë nisur një lidhje të re dashurie, publikuan bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Vetëm ti”, Nora dhe Roberti me këngën “S’ka inat” i dhanë fund thashethemeve se ishin ndarë, Albani dhe Miriami pas kaq shumë vitesh u rikthyen sërish me një bashkëpunim me këngën “Dhurata”, kushtuar vajzës së tyre, Noizy dhe Ledri nga dikur “armiq”, këtë vit bashkëpunuan për herë të parë për këngën “Dje dhe sot”, Bes Kallaku dhe Klajdi Haruni bënë bujë me këngën “Skifterja e zemrës” e shumë e shumë videoklipe të tjera janë superkomentuar këtë vit.

Loading...

Por vetëm 10 prej tyre kanë arritur të klikohen miliona herë e bazuar nga kjo rënditja për 10 videoklipet më të klikuara të vitit 2017 vij:

Me 34 milion klikime, vendin e parë e mban kënga “Redrum” e Era Istrefit.

Vendin e dytë, me 32 milion klikime e mban “Andiamo” nga Ardian Bujupi dhe Capital T.

Capital T ka zënë gjithashtu edhe vendin e tretë me këngën “Hatixhe”, me 30 milion klikime.

Kënga e super dëgjuar këtë vit, “Skifterja e zemrës” nga Bes Kallaku dhe Klajdi Haruni, mban vendin e katërt me 27 milion klikime.

Kënga “Bella” e Butrint Imerit me 24 milion klikime mban vendin e pestë.

Vendin e gjashtë me 23 milion klikime e mban kënga “Nona” nga Ledri Vula dhe Young Zerka.

Të shtatin e mban Noizy me superhitin “100 kile” i cili ka arritur të mbledhë 22 milion e 300 mijë shikime.

Në vend të tetë me një diferencë të vogël klikimesh nga Noizy, e mban Mozzik me këngën “Xhelozia” e cila ka arritur 22 milion shikime.

Bashkëpunimi i Nora Istrefit dhe Gjikos me këngën “Gabime” mban vendin e nëntë me 21 milion shikime.

Dhe vendin e dhjetë me 20 milion shikime e mban kënga “Pse po ma lun lojën” e Capital T.

Loading...

Lini nje pergjigje