Islanda habit botën me ligjin e miratuar

0

Mund t’ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë dhe realitet duke nisur nga i Janari i këtij viti. Islanda e ka nisur 2018 me ligjin e ri, që garanton mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, dhe mbi të gjitha pagë të barabartë mes tyre për punë të njëjtë.

Ky ligj,i pari i këtij lloji në botë, u miratua majin e 2017-ës me mbështetje nga të gjitha palët politike.

Tani mbetet detyra e qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga kryeministrja Katrin Jakobsdóttir që ta implementojë këtë ligj në mënyrë efektive.

Ligji thotë se çdo burrë dhe grua që bëjnë të njëjtën punë, duhet të marrin të njëjtën pagë në kompanitë private me 25 punonjës e më shumë dhe sigurisht në çdo institucion publik.

Lini nje pergjigje