FOTO/ Zbardhet harta, ja zonat ku do bjerë borë gjatë natës

0

Sonte gjatë natës, pritet të ketë reshje të dobëta deri mesatare në të gjithë territorin.

Sipas sinoptikanëve, shira pritet të bien në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa reshje dëbore, në zonat malore (kryesisht Juglindje ku priten deri 20 cm dëbore).

“Meteoalb” ka publikuar edhe hartën e reshjeve të borës që pritet të bjerë gjatë natës.

Image

Edhe orët e para të së enjtes, mbeten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, por në mëngjes pritet kthjellim gradual i motit, fillimisht në Veri dhe Qendër dhe deri në mesditë, kthjellohen edhe zonat Juglindore.

Pjesa e dytë e së enjtes paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore.

Lini nje pergjigje