FOTO/ Moti orët në vijim: Nisin reshjet, ja vendet ku do bjerë borë

0

Sot (e mërkurë, dt.03) në mbrëmje dhe deri në orët e para të ditës së nesërme (e enjte, dt.04) do të ketë reshje të dobëta, por në pjesën qendrore dhe jugore ato do të arrijnë lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark), sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Në zonat malore mbi 500 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore (në veri dhe në lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 °C / 13 °C

në vendet e ulëta: 4 °C / 12 °C

në vendet malore: -2 °C / 6 °C.

ERA

Sot (e mërkurë, dt.03) dhe nesër (e enjte, dt.04) era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdetin e jugut deri mesatare.

Lini nje pergjigje