E pabesueshme! Zbulohet mënyrë e re për… orgazëm

0

Përdorues të rrjetit social “Reddit” pretendojnë se kanë përjetuar një mënyrë të re orgazme.

“E dashura ime më tha së fundmi se ka provuar të mbajë urinën për pak kohë, por më pas kur shkon në tualet të urinojë, ajo përjeton shpesh orgazma. Ajo më tha se këto lloj orgazmash janë shumë ndryshe”, shkroi një përdorues i “Reddit”.

“Përveç të qenit super xheloz, unë kam qenë kurioz nëse dikush tjetër ka përjetuar një gjë të ngjashme”, vijon komenti.

Ndërkohë, shumë komentuese të tjera kanë rrëfyer histori të ngjashme.

Dikush shkroi: “Nuk i provoj shpesh, shumicën e rasteve ka ndodhur aksidentalisht, por ishte një aksident i bukur”.

Një tjetër shtoi: “Po, e përjetoj këtë zakonisht, por aksidentalisht”.

Përdoruesit e rrjetit social zbuluan se kjo është një lloje orgazme e ndryshme nga ajo që përjetohet përmes aktit seksual.

Një shpjegoi: “Ndihet si një masazh në gjithë trupin”.

Ndërsa një tjetër shkroi: “Nuk është pikërisht një orgazmë, është një vetëm një ndjesi e këndshme”.

Komentuesit eksploruan më shumë këtë temë, duke rrëfyer se si ta bënin ndjesinë më intensive.

Një koment ishte: “Unë mund ta bëj duke e lëshuar për një çast dhe e mbaj sërish. Pastaj kur shkoj të urinoj, ndjej disa të ngjethura të këndshme në të gjithë trupin”.

Lini nje pergjigje