Dyshonte se burri e tradhtonte, e reja nga Tirana tenton vetëvrasjen

0

Një e re me banim në Tiranë ndërmarrë një veprim dramatik për shkak të xhelozisë për bashkëshortin e saj.

Loading...

Një ditë më parë, 31-vjeçarja V.D. ka konsumuar një sasi të madhe barnash në banesë, sipas burimeve policore. Ajo është gjetur në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, ajo e ka ndërmarrë veprimin dramatik pasi dyshonte se burri e tradhtonte.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Loading...

Lini nje pergjigje