Detaje/ Plagosja në Lezhë: Ja kush është shënjestra. Emri

0

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me plagosjen e 32-vjeçarit Vilson Zefi mesditën e sotme në Lezhë.

Sipas burimeve policore, rreth orës 12:00, është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në  afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P.,  dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri  tip pistoletë shtetasi V.Z. 32 vjeç, banues në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit, njofton Policia.

Lini nje pergjigje