DETAJE/ Kush është i riu që u qëllua me armë sot në Lezhë, si ndodhi ngjarja

0
183

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Plagosja ka ndodhur në lagjen “Gurra” pranë një lokali.

Policia ka shkuar menjëherë  në vendngjarje për kapjen e autorit dhe zbardhjen e situatës.

Ende nuk dihen shkaqet që ndodhi plagosja.  I plagosuri Vilson Zefi, 32 vjeç, është dërguar në spital teksa mësohet se është jashtë rrezikut për jeten.

Mësohet se 32-vjeçari po ecte në rrugë në momentin që u qëllua dhe u fsheh pas një fuoristrade për të shpëtuar.

Njoftimi i policisë

Më datë 03.01.2018, rreth orës 12:00, është marrë njoftim nga urgjenca e Spitalit se është sjellë një shtetas i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se në Lezhë në afërsi të Lagjes “Gurra”, shtetasi A.P., dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi Vilson Zefi. 32 vjeç, banues në Lezhë. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here