Befason Adebayor, synon ta fitojë Topin e Artë

0

Emmanuel Adebayor ka disa pendesa për karrierën e tij në futboll, por ende synon ta fitojë Topin e Artë.

Adebayor ka luajtur për Arsenalin, Manchester Cityn, Real Madridin dhe Tottenhamin, edhe pse trofeu i vetëm i madh i tij erdhi në “Santiago Bernabeu”, kur si i huazuar për gjashtë muaj te “Loc Balancos” ai fitoi Kupën e Mbretit.

Megjithatë, sulmuesi nga Togo është në rrugë të mirë për ta fituar një titull lige këtë sezon, Super Ligën e Turqisë me Basaksehir, si golashënuesi kryesor i skuadrës me 8 gola deri tani këtë sezon.

Edhe pse i frustruar me fatin e tij deri më tani, Adebayor ende ëndërron të fitojë çmime të mëdha.

“Kam ëndërruar të luaj në Arsenal dhe Real Madrid dhe ato ëndrra mu bënë realitet” ka thënë Adebaoyr për Hurriyet.

“Mbase mund të ëndërroj edhe për ta fituar Topin e Artë dhe kjo mund të bëhet realitet, po ashtu”, ka shtuar ai.

 

Lini nje pergjigje