Audiot/ Biseda e Habilajve me italianin: “…I kanë q*”* nënën në gropë, i kanë vjedh’ të gjitha votat”

0
263

Politiko.al ka publikuar një material audio nga dosja e Gjykatës së Katanias në të cilën trafikantë droge italo-shqiptarë, sipas vlerësimit të prokurorëve dhe gjykatësve italianë, përmendin dhe ish-ministrin Saimir Tahiri.

Politiko e ka zbardhur bisedën të plotë, por këshillohet dëgjimi i saj për të kuptuar më mirë, jo vetëm fillin e bisedës, por edhe për të siguruar një ide më të qartë të dialogjeve mes të përgjuarve.

AUDIO

B1: …Se ke edhe shumë punë këtu i tha.

Pse, i tha Moisiu, nuk janë njerëz të mirë këta?

Çfarë njerëz të mirë, ata janë bastardë, i tha.

Eee, kështu si thoni ju ata janë bastardë, tha Moisiu. Moisiu për të nxjerrë sytë, ngacmonte ata.

O vëlla, i thashë unë, i fola shqip, thuaj i thashë, se unë i njoh më mirë se sa juve; më mori punën para dy muajsh.

(Qeshin)

Qeshte Moisiu, o (emër italian, nuk kuptohet), çfarë tha ky çfarë tha ky, çfarë tha ky?

Lëre tha, karton, tha.

Vajta atje, më thoshte pronari mua, se pronari kishte folur me Saimirin…që i kishte ashtu kostumin.

Eeeeeeee.

Më tha mua i lecioni, më tha mua, lecioni… unë e mora si leksione.

B 2: -Po.

I lecioni më tha, i thonë votime. I leccioni më tha, benne.

I thashë unë: çfarë i ke thënë këtij, jemi në shkollë ne tani, çfarë i ke thënë?

Jo, or jo, më thoshte mua, pyet për votimet se ka fol’ me Saimirin. Po, i thashë unë, i kanë q… nënën në gropë, i

kanë vjedh’ të gjitha votat. Ja, kshu do futet Shqipëria në Europë. Fillova politikën unë me atë. (qeshin).

Aman o, lëre më thoshte Moisiu, se mo vjen ai këtu se ka mbajtur numrin (qeshin të gjithë), se i kishte pëlqyer.

More vesh ça i kishte blerë Moisiu nuses së atij?

Biseduesi 2: Eeeeee…

B1: 15 mijë euro gjerdan..

B2: Ça thu ti re?

B1: Tani për tani.

B1: Përveç lekëve (ndërhyn B2:… kostumeve…shefave që paguante.)

B1: Përveç Sokolit që mori lekët për punën…Saimiri nuk donte lekë. Edhe u dha…i dha gjerdan. Komplet diamant.

(Njëri nga bashkëbiseduesit del nga makina. Lënë takim për të nesërmen ora 8.45 te ‘Peshku’.

Në makinë dëgjohet vetëm muzika e radios).

Audio II

Na materialin e dytë audio, më i gjatë se i pari, flitet gjerësisht për makinën e Saimir Tahirit, ministër i Brendshëm në atë kohë, që ‘ndërroi duar’ duke iu kaluar Habilajve.

Në disa raste bashkëbiseduesit i referohen Saimirit si ‘ai kushëriri ynë’.

Materiali është i veçantë për nga dialogjet unike dhe të lejon një pamje të mirë të prapaskenave të grupeve shqiptare të trakut të drogës dhe lidhjeve të tyre me njerëz me pushtet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here