Aksident në Elbasan, makina përplas gruan 65 vjeçare

0

Një aksident me një grua të plagosur ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Elbasan. E plagosura ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve policore, në Lagjen “Luigj Gurakuqi”, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Dinamos, G.Gj., 23 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Citroen” veturë me targa AA 775 MS, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R.H., 65 vjeçe banuese në Elbasan.

E aksidentuara është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Lini nje pergjigje