Viti 2018 nis me tragjedi në familjen shqiptare

0

Ky vit ka nisur me një ngjarje tragjike për një familje shqiptare që banon në komunën italiane Gubbio. Siç raportojnë mediat lokale, rreth orës 13:00 të 1 Janarit, një shqiptare 35 vjeçe është gjetur e pajetë nga e ëma, në shtratin ku ishte shtrirë për të fjetur.

Në vendngjarje shkuan karabinierët e Gubbio-s dhe kufoma e gruas është transportuar në spitalin e Branca-s, ku pritet të kryejë autopsia, në mënyrë që të zbardhen shkaqet e ndarjes nga jeta të gruas.

Në shtratin ku 35-vjeçarja u gjet e pajetë, nuk u gjetën gjurmë që mund të çojnë në shkaqet e ndarjes nga jeta të gruas shqiptare.

Lini nje pergjigje