Tri ngjarjet kryesore, gjurmëlënëse në 6 muajt e parë të 2018

0

Nga një analizë e shpejtë se çfarë ka ndodhur në 6 muajt e fundit të 2017 dhe nga cfarë ka bërë me dije media dhe portalet në fundt të vitit 2017 rezulton se me shumë gjasa tri ngjarje do të ndodhin deri në qershor 2018. Roli i opozitës për bërjen publike të këtyre ngjarjeve dhe angazhimi i saj për ti diskretituar dhe penguar është jetik për të ardhmen e vëndit. Natyrisht që përfaqsuesit ndërkombëtare sidomos ato të SHBA kanë një rol historik në këtë udhëkryq që ndodhet Shqipëria. Opozita ka edhe një rol të rëndësishëm në sensibilizimin e opionit publik dhe ngritje e qytetarëve të protesta masive duke u angazhuar në një bashkëveprim intensiv me qëndrën globale anti-Establishment.

Ngjarja e para e sigurtë lidhet me largimin e Lu dhe Vllahutin nga Shqipëria. Vllahutin sipas disa informacioneve të medias do të zëvëndësohet nga një përfaqsues tjetër i Establishmentit të Brukselit. Rama dhe kupola e tij mbështetëse,  po përpiqen që vëndin e Vllahutin në Tiranë ta zërë “miku i tyre” ambsadori aktual i OSBE, Berndt Boschard, i cili njihet në Tiranë për lidhjet e ngushta me Ramën dhe Veliajn. Ndërkohë që Lu, me shumë gjasa do të zëvëndësohet nga një përfaqsues i administratës Trump, që është sulmuar ashpërsisht nga Rama jo vetëm gjatë fushatës por edhe dy herë gjatë votimeve në OKB, ku Rama qartas ka votuar kundër SHBA. E fundit lidhet me rrjeshtimin antiamerikan të Ramës pësr cështjen e Jeruzalemit. Rama së bashku me “kupolën” e tij antiTrump, shumë aktive jo vetëm në SHBA, do të përpiqen që pas largimit të Lu nga Tirana ta lënë ambasadën e SHBA pa përfaqsues; kështu orientimet pro Rama në Tiranë do të mbeteshin në dorë të Boschardt?!

Ngjarja e dytë pothuajse e sigurtë do të ishte përcaktimi i një “peshku shumë të madh” të nivelit shumë të lartë dhe disa “peshqëve mesatarisht të mëdhenj” të nivelit të ministrit që do të kapeshin nga rrjeta e SPAK dhe BKH. Kjo  është një  ngjarje që do të ngjasë me shumë gjasa, ndërkohë që emrat konkretë do të përcaktohen, edhe me angazhimin e faktorit ndërkombëtarë por me vulën e firmën e prokurovëve shqiptarë të SPAK dhe vendimet e hetuesve shqiptarë të BKH. Një emër është i sigurtë që tani, ai i Saimir Tahirit për të cilin Rama është në dijeni dhe që në një fare mënyrë ka dhënë “miratimin”.

Ngjarja e tretë që pritet të ndodhë me probabilitet shumë të lartë dhe që do të kishte pasoja politike të qarta anti-opozitare e natyrisht edhe pasoja për forcimin e “pastrimin” e kupolës së korruptuar politike është pastrimi i parave të fituara nga koncensionet, nga kultivimi i kanabisit e narkotrafiqet dhe nga fitimet e klaneve e familjeve mafioze në lidhje me kupolnë politike, përmes “lavatrices” së projektit 1 miliard euro që drejtohet nga kryeministri Rama. Nuk përjashtohet që të vihet në punë edhe “lavatricja” e dytë e fuqishme, ajo e ndërtimit të kullave-qiellgërvitëse ku një rol të pangleizhueshëm ka Erion Veliaj dhe ku do të implikohen me shumë gjasa, krahas “bizneemenëve” të klientelës dhe disa banka të afërta me Rama që po nxitojnë të rriten duke blerë disa banka të vogla me probleme.

Lini nje pergjigje