Principata e Libofshës/ Letra drejtuar Ramës, ‘kryeministri nuk e kuptoi’

0

Dy muaj më parë, Jarl Ale de Basseville do ti dërgonte një letër kryeministrit Rama ku i shpalos projektin e tij për Principatën e Libofshës.

Loading...

Në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit, deputeti Përparim Spahiu tha se nuk beson që Kryeministri ti kthejë përgjigje Princit.

Dhe në fakt një gjë e tillë u konfirmua nga ky i fundit, por shtoi se një asistente e Kryeministrit kishte thënë se Rama nuk e ka kuptuar letrën.

Spahiu: Rama përgjigjet por jo gjërave që nuk i pëlqejnë. Besoj se nuk do ti përgjigjet Princit.

Princi: Nuk kam marrë asnjë përgjigje nga ai. Ja kam dërguar letrën përmes avokatot tim dy muaj më parë. Një asistentja e tij tha se ai nuk e ka kuptuar letrën që i dërgova. Nuk doja t’ia thoja këtë kumbarit tim se nëse i them se Kryeministri i një vendi nuk kupton diçka të tillë ai do të thotë se unë mendoj  se ky vend do të rrënohet.

Spahiu: Më elegante do të ishte nëse i thoni se Kryeministri në Shqipëri ka nevojë për këshilltarë ekonomikë dhe të na ndihmonte me këshillime sesa të mërzitet me kryeministrin tonë.

Loading...

Lini nje pergjigje