PD i përgjigjet Policisë: Po përdoren metodat e sigurimit të shtetit, ja pasojat…

0
148

Partia Demokratike i është përgjigjur Policisë së Shtetit në lidhje me ndalimet e mbështetësve të opozitës, që akuzohen për kujndërshtim të forcave të rendit, në protestën e 18 dhjetorit, që u zhvillua para Parlamentit.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, njëherëz edhe Nënkryetar i Kuvendit, tha se policia po përpiqet të justifikojnë aktet jo vetëm antiligjore por dhe antinjerëzore të ndalimit të familjarëve dhe grave në netët e festave duke e justifikuar me faktin që ndalimet janë bërë në pikat kufitare…këta që nuk ndaluan Tahirin ne kufi e ndalojne nëna me fëmijë.

Reagimi i Edi Palokës

“Policia e Ramës” paska reaguar ndaj qëndrimeve të drejtuesve të opozitës për ndalimet e qytetarëve që protestuan më 18 dhjetor.

Çfarë bie në sy në deklaratën e Ramës, nënshkruar nga “policia”?

Së pari ; kujdesen të bëjnë të qarte se në këtë akt të paligjshem qenka pjesë dhe prokuroria, pikërisht ajo të cilen më 18 dhjetor , në mënyrë antikushtetuese Rama e futi në duar duke u zgjedhur vetë Prokuror i Përgjithshëm.

Së dyti; përpiqen të justifikojnë aktet jo vetëm antiligjore por dhe antinjerëzore të ndalimit të familjarëve dhe grave në netët e festave duke e justifikuar me faktin që ndalimet janë bërë në pikat kufitare…këta që nuk ndaluan Tahirin ne kufi e ndalojne nëna me fëmijë.

Në fakt justifikimi i tyre është mashtrim sepse nuk janë ndaluar qytetare vetëm në pikat kufitare por dhe në shtëpitë e tyre, tamam me 31 dhjetor në darkë. E kjo nuk është rastësi por një kopjim i Ramës nga metodat e Sigurimit të Shtetit. Fakt është që monstra në krye të qeverisë nuk e ka për herë të parë zbatimin e kësaj metode dhe jo vetëm me ndalimet nga policia. Mjafton të evidentohet fakti që me qindra e qindra familjarë në këto vite , janë pushuar nga puna pikërisht në datën 31 dhjetor ( verifikoni duke filluar nga ndërmarrja e UK Tiranë) e kjo me të vetmin qëllim antinjerëzor që ata , qytetarët, të ndjehen sa më të ligështuar.

Sidoqoftë asnjë prej të ndaluarve nuk është sot në qeli sepse nuk ka gjykatë që tju privoje lirinë atyre në mënyre të kundraligjshme. Deri sa Rama të shpallet dhe kryegjyqtar.

Këtë nuk duhet dhe nuk mund ta lejojmë, ndryshe do të jetë vonë për të gjithë edhe për ata që sot ngazëllehen nga monstruoziteti i kryeministrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here