Paloka: Policia e Ramës që nderon në rrugë kriminelët, po arreston mbështetësit e opozitës

2

Nënkryetyari i Kuvendit, njëherëz nënkryetar i PD-së, Edi Paloka, ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale, në lidhje me ndalimet e mbështetësve të opozitës, që morrën pjesë në protestën e 18 dhjetorit, zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë. Paloka shkruan se policia e Ramës e interceptuar nga gjithë shërbimet partnere dhe e demaskuar nga institucionet dhe mediat ndërkombëtare si bashkëpunëtore e krimit sidomos në prodhimin dhe trafikun e drogës , u rreshtua përpara qytetarëve ditën e protestës që ti jepte mundësinë Ramës dhe deputetëve të tij , të shkelnin Kushtetutën “të pashqetësuar”.

Loading...

Komenti i Edi Palokës

Policia e Tahirit dhe Xhafës, policia e Ramës është urdhëruar nga ky i fundit të ndalojë në mënyrë të kundraligjëshme , pikërisht netët e festave, qytetarë që protestuan përpara parlamentit më 18 dhjetor, në mbrojtje të Kushtetutës.

Policia e Ramës , e interceptuar nga gjithë shërbimet partnere dhe e demaskuar nga institucionet dhe mediat ndërkombëtare si bashkëpunëtore e krimit sidomos në prodhimin dhe trafikun e drogës , u rreshtua përpara qytetarëve ditën e protestës që ti jepte mundësinë Ramës dhe deputetëve të tij , të shkelnin Kushtetutën “të pashqetësuar”.

Është e njëjta polici që në këto 5 vite të pushtetërimit të Ramës pasi pushoi e shkarkoi specialistët, bëri pjesë të saj kriminelë të të gjitha llojeve nga vrasës e trafikantë deri tek kontrabandistët e hajdutë xhepash.

Është e njëjta polici që nderonte në rruge me qëndrim gatitu kriminelët e që ndaloi e burgosi mbi 40 mijë shqiptare se nuk paguanin dot energjinë elektrike apo se kërkonin të rregullonin catinë e shtëpisë së tyre, duke i cuar edhe drejt vetevrasjes në qelitë e burgut.

Është kjo polici që sot kërkon te procedojë deputetë të opozitës dhe qytetarët që u ngritën në mbrojtje të Kushtetutes megjithëse ligjin atë ditë ishte pikërisht policia që e shkeli në mënyre flagrante. Policia më 18 dhjetor jo vetem u vu në mbrojtje të shkeljes së Kushtetutes po me sa duket në bashkepunim dhe me urdhër të Ramës, tentoi të pengonte një grup deputetësh të opozitës, përfshi nenkryetarin e Parlamentit, që të kryenin detyrën e tyre , duke mos i lejuar të hynin në sallën e seancave në momentin e votimit, pikërisht në kohën kur kryetari i grupit parlamentar socialist Balla po vidhte kartat e deputetëve demokratë e po votonte në emër të tyre.

Sigurisht cdo akt i kësaj policie që nga futja në rradhet e saj të kriminelëve, bashkëpunimit me krimin e deri tek burgosja e të pafajshmeve edhe netët e festave , është bërë vetëm me porosi dhe urdhër të Edvin Kristaqit. Prandaj nuk ka mënyrë tjetër përveçse përballjes dhe rrëzimit të këtij që po kërkon ti kthejë dhe një herë shqiptarët tek mjerimi dhe frika.

P.S

Sigurisht që në rradhët e policisë ka shumë punonjës të ndershëm edhe sot por ata duhet të reagojne e mos konformohen me këtë gjendje , ndryshe bëhen bashkëpuntorë me apo pa dashje.

Loading...

2 Komente

Lini nje pergjigje