Ndalimi i aktivistes demokrate, Policia: Rezultonte person në kërkim

0

Ndalohet një tjetër aktiviste e opozitës në pikën kufitare të Morinës.

Bëhet fjalë për zonjën Fiqirije Nezaj, 50 vjeç e cila është ndaluar nga policia kufitare pasi rezultonte të ishte person në kërkim. Fiqirije Nezaj, u ndalua në Morinë me akuzën e kundërshtimit të policisë gjatë protestës së 18 dhjetorit.

Partia Demokratike bëri me dije se, zonja Nezaj nuk ishte njoftuar se ishte në kërkim nga policia, ndërsa mbahet në Komisariatin e Kukësit bazuar mbi akuza fallco dhe pa prova.

Lidhur me akuzat ka reaguar edhe policia, duke sqaruar se Nezaj u ndalua pasi rezultonte person në kërkim dhe pas marrjes në pyetje u la e lirë.

“Në orën 19.30 është paraqitur në sportelin e hyrjes në PKK Morinë, shtetasja shqiptare F.N., 49 vjeçe, lindur në Kukës dhe banuese ne Tiranë. Kukës dhe banuese ne Tiranë. Per shkak se ajo rezultonte ne sistem ‘Person në kërkim’, e dyshuar për veprën penale ‘Kundërshtim i punonjësve të Policisë së Rendit Publik’, parashikuar nga neni 236/22 i Kodit Penal është shoqëruar në ambientet e Policisë. Policia e Kukesit i ka marrë një deklaratë dhe me pas kjo shtetase është lënë e lirë”, njofton Policia.

Lini nje pergjigje