Montella kërkon dyshen e Barçës

0
131

Vincenzo Montella ditë më parë mori drejtimin e Sevillas dhe tashmë ka filluar të mendojë për transferimet e para.

Trajneri italian, Vincenzo Montella ka kërkuar transferimin e dyshes së Barcelonës, Gerard Deulofeu dhe Aleix Vidal.

Këto janë dy dëshirat kryesore të italianit, pasi beson se do të ndihmonin skuadrën për pjesën e dytë të sezonit.

Montella kishte punuar me Deulofeun në Milan në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ndërsa Vidalin e kërkonte sa ishte në Milan.

Për të dy këta futbollistë po interesohet edhe skuadra italiane, Napoli.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here