“Mish, alkool dhe valltare” festë luksi për Rilindjen në periferi të Tiranës, merr pjesë dhe Rama (FOTOT)

0

Socialistët u mblodhën në një rezort në periferi të Tiranës, mes ambjenteve të kuruara me kujdes, ku mbizotëronte ngjyra e Rilindjes.

Tavolinat kanë qenë të mbushura plot e përplot me ushqime dhe alkool sipas dëshirës. Për të argëtuar udhëheqjen ishin porositur edhe grupe të kërcimit, që mes këngëve dhe valleve kanë ndezur darkën.

Mungesa e Saimir Tahirit vlen vetëm për statistikë në këtë rast, sepse prej kohësh, ish ministri nuk është pjesë as e tavolinave të këtij lloji.


Vetë Rama mbërriti pak me vonesë në festë, për të shmangur sikletin e përgatitjeve të para, kur të gjithë uleshin nëpër vendet e caktuara, sipas miqësive dhe grupeve të përbashkët.


Privilegjin për t’u ulur në një tavolinë me liderin e kanë pasur vetëm disa të përzgjedhur. Në këtë foto duket që Rama përshëndet sekretarin e tij në kryeministri, Engjëll Agaçin, ministri Damian Gjiknuri dhe deputetin Ulsi Manja.

Atmosfera ishte disi më e ftohtë në fillim të ziafetit, kur të gjithë i kishin sytë nga tavolina e “të madhit”, në pritje të ndonjë urimi apo përshëndetjeje speciale, por me kalimin e orëve të ftuarit u çtendosën dhe e shijuan darkën, të ngrohur edhe nga avujt e alkolit, siç ndodh rëndom në këto raste.

Në fund, urimet janë bërë para tortës, për të cilën më entuziaste kanë qenë gratë deputete.

Lini nje pergjigje