Lista me vendet më injorante në botë, Shqipëria mungon

0
190
Vendet më injorante në botë janë emëruar në bazë të një studimi të njohurive të njerëzve rreth vendit të tyre.

Indeksi i Injorancës 2016, i prodhuar nga Ipsos MORI, përmban informacion nga 27 mijë e 250 intervista të njerëzve të moshës 16 deri në 64 vjeç të kryera në mes muajve Shtator dhe Nëntor.

Anketa u zhvillua në 40 vende, me 500 deri 1000 njerëz të anketuar në secilën prej tyre, shkruan Independent, përcjell Gazeta Fjala.

Pjesëmarrësve në anketë u janë bërë një sërë pyetjesh rreth shoqërisë së tyre, duke përfshirë popullsinë e vendit, shpenzimet e kujdesit shëndetësor, pronësinë në shtëpi dhe përqindjen e muslimanëve që jetojnë në vendin e tyre.

Gjetjet, më pas, u grumbulluan për të krijuar indeksin.

Gjendja ekonomike e një vendi dukej se kishte më pak ndikim në rezultate sesa mund të pritej.

Amerika, vendi më i pasur në botë, renditet si një nga vendet më të paditur, madje poshtë shumë vendeve më pak të zhvilluara.

Megjithatë, Malajzia, e cila nuk konsiderohet plotësisht e zhvilluar, ishte në 10 vendet më pak injorante.

Lista, nga më shumë dhe më pak injorante, është si më poshtë:

India

Kina

Taivani

Afrika e Jugut

Amerika

Brazili

Tajlanda

Singapori

Turqia

Indonezia

Meksika

Kanada

Mali i Zi

Rusia

Serbia

Filipinet

Hong Kongu

Izraeli

Danimarka

Argjentina

Franca

Vietnami

Peruja

Spanja

Kili

Hungaria

Japonia

Belgjika

Polonia

Kolumbia

Suedia

Norvegjia

Italia

Gjermania

Australia

Malajzia

Cekia

Koreja e Jugut

Anglia

Holanda

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here