‘Klejdi nuk duhej të ishte kurban i festimeve absurde në Kurbin!’

0

Ndonëse mbrëmja e 31-dhjetorit duhet të ishte një festë, për familjen Gjeta nga Kurbini u kthye në tragjedi, pasi gjetën djalin e tyre të mitur Klejdi Gjeta të vrarë me një plumb qorr në tarracën e shtëpisë.

Përmes një statusi në Facebook, gazetari dhe i afërm i Gjeta, Gjergj Marku, rrëfen se Klejdi ishte gëzimi i familjes dhe se nuk duhej te ishte bërë kurban “i festimeve absurde”.

Në një status në rrjetet sociale, ai shkruan:

KLEJDI,  nuk duhej te ishte kurban i festimeve absurde ne KURBIN

Klejdi Gjeta, 16 vjecari qe nderroi jete naten e nderrimit te viteve ne Kurbin, pikerisht prej marrezise qe manifestohet nga disa persona ne Kurbin duke “peruruar” Festen e madhe te nderrimit te Moteve me kallashnikove, nuk e meritonte kete fund.

Dhe prej faktit se familja e tij ka hequr jo pak taksirate. Nuk di si ta ngushelloj babain e tij Ndrecen, nje person aq i dashur dhe punetor (kusheri imi), qe me jete te ndershme ne kufinjte ekstreme te mbijeteses, ia kishte dale te perballonte edhe fatkeqesite dhe jo pak probleme qe e kane ndjekur familjen e madhe te tij prej vitesh.

Klejdi ishte gezimi i familjes, i shuar padrejtesisht mbi çatine e shpise kur te gjithe e prisnin ne sofren e Festes, ndersa e gjeten lart ne tarrace ne “Sofren e vdekjes” te goditur nga ndonje plumb qorr, sipas gjasave, qe derdheshin pa adrese gjithandej Kurbinit.  Kur dreqin do zeme mend si shqiptare, per te mos iu drejtuar armeve edhe per festa!

Lini nje pergjigje