‘Jam nxënës i Nolit e Konicës’/ Vasili, një mesazh për ‘armikun e shqiptarëve’

0
181

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ndaj Kryeministrit Edi Rama, që shpesh gjatë seancave parlamentare, kur drejton fyerje në drejtim të ligjvënësve të opozitës, e justifikon këtë me thënien jam nxënës i Konicës dhe Nolit.

Por Vasili ka zgjedhur t’i përgjigjet Ramës pikërisht me një fjali të Konicës të shkruar 120 vjet më parë.

“Shqiptarët dëgjojnë përditë tonelata me retorike qeveritare të ngjyrosur shëmtuar prej padijes.

Ja çfarë thoshte 120 vjet më parë Faik Konica:

Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898)”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here