FOTO/ Besa Kokëdhima ‘godet’ RTSH-në: Ju dua, por… mos kopjoni!

0

Që prej vitit 2017 këngëtarja e njohur shqiptare Besa Kokëdhima sjell për ndjekësit e saj këngën festive “Ti je festa ime”.

Por duket ajo ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, se do të ishte mjaft e këndshme nga RTSH, që në programin festiv të fundvitit me të njëjtin emër, t’i jepnin edhe autorësine.

Në profilin e saj në Instagram ajo ka publikuar një foto në të cilën shfaqet ky program si dhe moderatori i saj aktori Romir Zalla.

“Ju dua dhe është gjithçka në rregull, por është e çuditshme që ju të përdorni titullin e albumit tim të festave të Krishtlindjeve #TiJeFestaIme që publikohet çdo vit që prej 2014-ës. Pak njohje e autorësisë do të ishte mirë @romirzalla,” – përfundon postimi i Besës në rrjete sociale.

Image

Lini nje pergjigje