Ermal Meta ndërpret koncertin në Itali pasi një vajzë u ndje keq

0
160

Ermal Meta, kantautori me origjinë shqiptare, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali, është bërë objekt i kronikave në vendin fqinj. Gjatë koncertit të tij në Peskara, nëj vajzë e re mes fansave është ndjerë keq. Meta ndërpreu koncertind eri sa u sigurua se vajaza kishte marrë ndihmën e duhur dhe ndihej më mirë.

Për të mbyllur vitin në mënyrën më të mirë, Ermal Meta, ka shënuar një rekord, për ndërrimin e viteve ka mbajtur tre koncerte në 24 orë. Pasi ka marrë pjesë në Konceritn e “Kanale 5” nga Bolonja është zhvendosur në Firenze për të pritur në 2018 dhe në 1 janar ka mbajtur koncertin e tij në Pescara.

Gjatë kohës që performonte, publiku i ka bërë gjeste të cuditshme dhe këngëtari ka kuptuar se një vajzë e re nga publiku është ndjerë keq. Kantautori, ka ndërprerë menjëherë përfomancën për disa minuta dhe vetëm kur ka konstatuar se vajza ishte mirë, ka rifilluar koncertin.

Pas koncerteve të Vitit të Ri, artisti me origjinë shqiptare do të angazhohet në pjesëmarrjen e tij të tretë në Festivalin e Sanremos. Këtë vit do shfaqet me një bashkëpunim me Fabrizio Moro. Ndërkaq, më 9 shkurt do publikojë edhe albumin e tij të ri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here