Biznesmeni i afërt me Ramën denoncohet te Berisha: Nuk paguan siguracionet e punonjësve

0
247

Biznesmeni Besnik Sula është denoncuar te ish-kryeministri Sali Berisha, se nuk paguan siguracionet e punonjësve të kompanive të tij. Berisha i referohet një mesazhi që sipas tij ia ka dërguar ‘punonjësja dixhitale’. Ja cfarë shkruan Berisha.

Ja postimi i Berishës:

Besua i Partisë nuk paguan rrogat jo vetëm të naftëtarëve por as dhe të punonjësve të Kompleksit Taiwan.

Ndrikull Vjero, pavarësisht se ai nuk paguan tatimet, i anullon kontrollet.

Lexoni mesazhin e punonjëses dixhitale, e cila denoncon Beson:

-që nuk u jep rrogën dhe nuk u paguan siguracionet

– I lë punëtorët pa Vit të Ri dhe madje edhe pa bukë në shtëpi

Tatimorët shkojnë për kontroll por largohen menjëherë me urdhër nga lart. sb

“Pershendetje I nderuar Doktor Berisha .

Une qe po ju shkruaj jam nje punetore e kompleksit Taiëan ne Tirane ne pronesi te Besnik Sulaj.

Ashtu si naftetaret e Ballshit dhe ne 200 punetore te kompleksit Taiëan nuk jemi paguar prej 2 muajsh dhe as siguaracionet nuk jane derdhur.

Nuk kemi se me cfare te ushqehemi jo me te festojme.

Asnje institicion shtetror nuk na perkrah.

Tatimet vijne per kontroll por menjeher ju vjen urdheri nga lart te largohen.

Faleminderit ju jeni e vetmja shprese per te ngritur shqetesimet tona.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here