Paketa fiskale 2018, prej sot një paketë cigare 7 lekë më e shtrenjtë

0
176

Nga sot, qytetarët do të paguajnë me 7 lekë më shtrenjtë 1 paketë duhan. Ky është vetëm një nga ndryshimet që sjell paketa fiskale 2018. Niko Lera, drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave i tha tv klan plus, se sektori që gëzon më shumë lehtësi fiskale është turizmi, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm. Resortet dhe hotelet me 4 dhe 5 yje, për vlerë investimi mbi 8 milionë euro nuk do të paguajnë tatim – fitim, për 10 vitet e para dhe përjashtohen nga pagesa e taksës së infrastrukturës. Përjashtimet e taksave janë kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që ka theksuar se qeveria nuk duhet të bëjë përjashtime preferenciale në taksa. Për këtë drejtori Lera ka një përgjigje. Nga 1 janari qeveria ul tatimin mbi të ardhurat për të gjitha bizneset e teknologjisë dhe informacionit, nga 15% në 5%. bëhet fjalë për ata që prodhojnë softëare me destinacion jashtë Shqipërisë, me qëllim që të nxitet ky sektor që prodhon për eksport. Pjesë e paketës fiskale 2018 është edhe ndryshimi i taksës së pronës, por që do të nisë implementimin në muaj e mëvonshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here