Orest Sota në dorën e Gjykatës së Lartë

0

Beteja gjyqësore e Orest Sotës për t’u liruar nga qelia zhvendoset në Gjykatën e Lartë. Biznesmeni 25 vjeçar po hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” në lidhje me episodin e datës 1 nëntor 2017 në Elbasan.

Ai u ndalua pasi nuk iu bind një postoblloku policie. Në mjetin që drejtonte u gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e Sotës ndaj vendimit të Apelit për Krimet e Rënda, i cili la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Rekursi në fjalë do të shqyrtohet nga një Kolegj Penal i kryesuar nga gjyqtari Tom Ndreca. Kjo është hera e katërt që biznesmeni kërkon lirimin e tij.

Në 26 dhjetor 2016 Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda nuk lehtësoi masën e tij të sigurisë, duke refuzuar edhe garancinë pasurore të orfruar nga biznesmeni.

Në vijimësi Sota ka pretenduar se 863 mijë eurot i përkasin familjes dhe se justifikohen në burime të ligjshme.

Lini nje pergjigje