Aksident i rëndë në Qafë-Thanë, përplasen 3 makina

0
137

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Përrenjas- Qafë Thanë, ku 3 automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Rrajcë Fushë, ndërkohë që raportohet se të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e plota të aksidentit të rëndë, por burime zyrtare bëjnë me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here