A u qëllua me plumb, adoleshenti që u gjet i vdekur në Laç?

0

Një adoleshent është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Laçit. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se i riu mund të jetë goditur nga një plumb qorr ose nga një fishekzjarr.

Loading...

I riu ka marrë një plagë në kokë, çka ishte fatale për të. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate pasi tashmë i ndjeri kishte hipur në tarracë për të hedhur fishekzjarre.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të humbjes së jetës. Ekspertiza është dërguar pranë mjekësisë ligjore në Tiranë.

“Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky shtetas ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarrë, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë. Pritet ekspertiza mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë“, sqaron policia.

Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...

Lini nje pergjigje