2017, viti i rekordeve te Zidane

0
139
FILE - In this March 26, 2015 file photo, former soccer player and current Real Madrid B team coach Zinedine Zidane waves to spectators prior to the international friendly soccer match between France and Brazil at the Stade de France, north of Paris, France. Real Madrid’s President Florentino Perez announced Monday Jan. 4, 2016 that current coach Rafael Benitez has been fired and former player and Real Madrid’s B team coach Zinedine Zidane will take over. Benitez, hired seven months ago, has been under pressure since a demoralising 4-0 home loss to Barcelona in November. The team won seven of nine matches since the defeat at the Bernabeu, but fans continued to call for Benitez's departure. (AP Photo/Francois Mori, File)

Pesë trofe gjatë vitit 2017, këtë nuk e kishte arritur asnjëherë në histori Reali dhe padyshim se gjitha meritat i adresohen Zinedine Zidane.

Viti 2017 padyshim është më i miri në histori për Real Madridin.

Los Blancos, të udhëhequr nga trajneri, Zinedine Zidane, shkruan histori në Champions League duke e mbrojtur titullin, teksa fituan plotë pesë trofe, për herë të parë në histori, rekordi ishte katër trofe.

Champions League

Reali u shpall kampion i Evropës për herë të dytë radhazi. Gjiganti spanjoll triumfoi në finale kundër Juventusit me rezultatin 4:1.

Cristiano Ronaldo kishte shënuar dy gola, kurse nga një për madrilenët i kishin realizuar edhe Casemiro dhe Marco Asensio.

Golin e vetëm për Juventusin e kishte realizuar Mario Mandzukic.

La Liga

Ishte viti 2012 kur Reali e kishte fituar La Ligan dhe pritjes së gjatë i dha fund Zinedine Zidane, duke u shpallur kampion në sezonin që lamë pas, 2016/17.

Superkupa e Evropës

Dominimi në Evropë i Realit vazhdoi edhe kundër Manchester United në Superkupë, ku Los Blancos fituan 2:1.

Superkupa e Spanjës

Ishte padyshim e shkruar që ky të jetë viti i Realit, pasi e shkatërroi Barcelonën duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 5:1 nga të dy ndeshjet.

Qershia mbi torte ishte Kupa e Botës për klube në dhjetor, ku golin e fitores kundër Gremios e shënoi Cristiano Ronaldo, për të cilin ishte një vit ëndrrash pasi në dhjetor mori edhe Topin e Artë, të pestin në karrierë, aq sa ka edhe Lionel Messi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here