2017 viti i rekordeve për Cristiano Ronaldo-n

0
231

Cristiano Ronaldo do ta mbajë mend 2017-tën si një nga vitet më të mira të karrierës së tij, për të mos thënë më i miri.

Lojtari i Real Madridit e mbyll vitin me tetë tituj, pesë në nivel klubi dhe tre në një kapacitet personal, duke thyer rekorde historike.

Ai kontribuoi me 25 gola dhe 6 asiste për ekipin e Zinedine Zidane, që fitoi titullin e tij të parë të La Liga-s, ndërsa i dyti për Ronaldon që nga transferimi në “Bernabeu” në vitin 2009.

Në ndeshjen vendimtare që Real Madridi ka luajtur në “La Rosaleda”, Ronaldo kishte nevojë vetëm për dy minuta për të hapur rezultatin dhe përfundoi kampionatin e La Ligas si golashënuesi i tretë i lartë i kampionatit dhe golashënuesi më i mirë i ekipit të tij.

Champions League

12 gola dhe 6 asiste në 13 ndeshje dhe një fazë përfundimtare mahnitëse në Ligën e Kampionëve, me të dhëna të jashtëzakonshme: dy gola ndaj Bayern Munich në “Allianz Arena”, “hat-trick” kundër gjermanëve në “Santiago Bernabeu” dhe një tjetër “hat-trick” kundër Atleticos në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Bernabeu”.

Kundër Juventusit, në finale, realizoi dopietë. Gola dhe fund mahnitës që e ndihmuan atë të përfundonte si lojtari më i mirë në Ligën e Kampionëve.

Superkupa e Europës

Ai ishte një zëvendësues në ndeshjen kundër Manchester United (2-1) dhe ka luajtur vetëm në shtatë minutat e fundit duke zëvendësuar Karim Benzema.

Superkupa e Spanjës

Zidane nuk startoi me të në “Camp Nou” kundër Barcelonës. Portugezi erdhi nga stoli në minutën e 57-të, duke zëvendësuar Benzeman dhe në minutën e 80-të shënoi një gol (1-2) dhe e afroi Real Madridin më afër titullit.

CR7 u dërgua jashtë fushe për një karton të verdhë të dyfishtë: hoqi fanellën e tij në festimin e golit dhe për simulim. Ai e shtyu gjyqtarin dhe u dënua me pesë ndeshje.

Botërori për Klube

Vendimtar. Ai shënoi dy gola: një për barazim kundër Al Jazira (Bale realizoi të dytin) në gjysmëfinale dhe golin e vetëm të finales, nga një goditje e lirë. Portugezi e përfundoi këtë turne si lojtarin i dytë më i mirë, pas Modric.

Lojtari më i mirë i UEFA-s

Në gusht, në Monaco, ai fitoi çmimin e “Lojtarit më të Mirë në Evropë” për vitin 2017 me 482 vota, duke mundur Lionel Messin (141 vota) dhe Gigi Buffonin (109) në votimin përfundimtar.

Nuk kishte asnjë diferencë për habi dhe të gjitha parashikimet u përmbushën. Ylli portugez e fitoi për të dytin vit radhazi këtë çmim. Gjithsej iu bënë tre të tillë (2014, 2016 dhe 2017).

‘The Best’

Në nëntor ai mori çmimin “The Best”, i dhënë nga FIFA. Messi dhe Neymar nuk i fituan dot votat maksimale të kapitenëve dhe trajnerëve kombëtarë. Ishte çmimi i dytë radhazi “The Best”, pas 2016.

‘Topi i Artë’

E fitoi për herë të pestë, duke u barazuar në këtë drejtim me Messin. Ronaldo e mori “Topin e Artë” në Kullën Eiffel. Portugezi e kishte bërë të vetin tashmë këtë trofe individual edhe më parë (2008, 2013, 2014 dhe 2016).

Rekorde

Ronaldo është bërë lojtari i parë në histori, që shënon në çdo ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Ai u bë edhe golashënuesi më i mirë i Botërorit për Klube dhe ka barazuar rekordin e shtatë golave të shënuar nga Pele në “Intercontinentale” (1962 dhe 1963).

Përveç kësaj, CR7 është zbukuruar me rekorde të tjera: golashënuesi më i mirë i historisë së Ligës së Kampionëve (114 me 97 golat e Messit), në garat evropiane (115 me 100 golat e Messit) në pesë ligat e mëdha perëndimore.

Ai është, gjithashtu, golashënuesi më i mirë (9 gola) i të gjitha Kupave Evropiane së bashku me Platini.

U bë lojtari i parë që shënon në tri finale Championsi dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit, me 422 gola në vetëm 416 ndeshje, më shumë se një gol për sfidë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here