10 super transferimet në vitin 2017 dhe 10 transferimet që pritet të ndodhin në vitin 2018

0
165

Neymar është vlerësuar si transferimi më i qëlluar në vitin 2017.

Miliona, miliona, miliona e miliona euro po shpenzohen në transferime çdo afat kalimtar, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Në atë të verës që lamë pas, klubet shpenzuan shifra marramendëse, që dikur as nuk i kanë imagjinuar.

Në vitin 2017 janë thyer të gjitha rekordet. PSG-ja shpenzoi më shumë se 400 milionë euro për vetëm dy lojtarë, Neymarin e Mbappen, përcjell Gazeta Express.

Këta janë 10 super transferimet e verës dhe 10 transferimet që mund të ndodhin në vitin 2018.

Neymar

U transferua te PSG-ja nga Barcelona për 222 milionë euro, trasnferimi më i shtrenjtë në vitin 2017 dhe shiti mbi 10 mijë fanella vetëm në ditën e prezantimit.

Mbappe

Futbollisti më premtues në këtë sport. 19 vjeçari u bë blerja më e shtrenjtë në histori për moshën nën 20 vjeçare, ndërsa i dyti në histori të futbollit, pas Neymar. PSG-ja ia plotësoi gjitha kushtet, sidomos në aspektin ekonomik, duke ia rrëmbyer atë Real Madridit, që në Spanjë e konsideronin punë e kryer transferimin e francezit në “Bernabeu”.

Dembélé

Largimi i Neymarit shtyri drejtuesit e Barcelonës që të godasin në merkato dhe e bënë një gjë të tillë me Ousmane Dembele, duke e transferuar për 145 milionë euro nga Borusia Dortmundi.

Ai u bë blerja e tretë më e shtrenjtë në histori të futbollit, por luajti vetëm pak ndeshje për shkak të dëmtimit që pësoi në ditët e para në Barcelonë. Do të kthehet në aksion me katër janar.

Lukaku

“Do të shkojë në Chelsea, jo në Manchester United, jo do të shkojë në Chelsea, duket se më shumë po insiston Manchester United” – fati i tij ishte i lidhur gjatë gjithë verës me këto klube, ku mediat britanike e bënin herë lojtarë të Djajve të Kuq e herë të Bluve të Londrës.

Por, në fund sulmuesi belg “qoi gjuhën aty ku i dhemb dhëmbi”, iu bashkua ekipit të Jose Mourinho, trajner ky që e largoi dy herë nga Chelsea, duke mos besuar në aftësitë e ish asit të Evertonit.

Diego Costa

U largua me dhunë nga Chelsea, por nuk i ka ra keq brazilianit me nënshtetësi spanjolle, pasi është kthyer te ish klubi, Atletico Madridi dhe debutimin pritet ta bëjë me katër janar në Kupën e Spanjës.

James Rodríguez

Zidane e largoi nga skuadra drejt Bayern Munich në formë huazimi për dy vite, me të drejtë blerje në vitin 2019 për 40 milionë euro, teksa u raportuar se afër 10 milionë euro në sezon Reali do të pranojë për huazimin e lojtarit që e bleu në verën e 2014’tës për 80 milionë euro.

Virgil van Dijk

Emri më aktual në botën e futbollit, pasi u transferua te Liverpooli për më shumë se 80 milionë euro, çka u bë transferimi më i shtrenjtë në histori i fazës defensive.

Bonucci

Zërat për një largim nga Juventusi filluan të gjithë t’i komentonin si thashetheme dhe të tilla i konsideruan deri në momentin kur arriti në Milano. Bonucci është renditur i teti si transferim më i mirë këtë verë.

Ederson Moraes

Pep Guardiola e kishte rregulluar pothuajse skuadrën për sezonin fantastik që po kalon (18 fitore me radhë dhe rekorde të shumta) dhe i mungonte vetëm një portier.

Ai i dinte shumë mirë cilësitë e Ederson Moraes të cilin e transferoi nga Benfica. Braziliani po shkëlqen në Premierligë dhe është ideali për Guardiolan, pasi vetëm Neuer, Te Stegen janë më të mirë se ai në lojën me këmbë, ashtu siç dëshiron ish trajneri i Barcelonës.

Monchi

Nuk është lojtar, por transferimet që ka bërë sa ishte te Sevilla e kanë ngritur shumë në profesion Monchin, që tani është drejtor sportiv i Romës.

Zbuluesi i Baptista, Alves, Bacca e Rakitic, ka nënshkruar për katër vite me opsion për të pestin me klubin italian.

Se cili është transferimi më i qëlluan, tifozët në anketën e AS e kanë votuar Neymarin, që ka marrë përqindje më të madhe të votave.

Më poshtë keni lojtarët që pritet të transferohen në klube të ndryshme gjatë verës dhe të preferuarit e tifozëve, përcjell Express.

1. Griezmann – Real Madrid, Barcelona, Manchester United

2. Alexis Sanchez – Manchester City

3. Coutinho – Barcelona

4. Dybala – Manchester United

5. Aubameyang – “Një ditë, sigurisht se nuk do të jem më në Dortmund”

6. Ozil – Barcelona insiston për ishin e Real Madriditi, pasi mund të luajë në Champions League.

7. Kane – Real Madridi e kërkon për ta zëvendësuar Karim Benzeman.

8. Guedes – Po shkëlqen në Valencia dhe ka zjguar interesimin e shumë klubeve Evropiane.

9. Kepa – Pritet të kalojë në Madrid gjatë janarit për 25 milionë euro.

10. Icardi – Objektiv tjetër e Real Madridit.

Tifozët mendojnë në anketën e MARCA-s se Harry Kane i Tottenham do të ishte transferimi më i qëlluar i 2018’tës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here