Volkswagen konfirmon gjeneratën e re të Touareg

0
323

Prodhuesi gjerman i automjeteve, Volkswagen, ka konfirmuar gjeneratën e ardhshme të Touareg, i cili do të debutojë në pranverë të vitit të ardhshëm.

Nuk dihen edhe shumë detaje për të, por krahasuar me modelin që do të zëvendësojë, Touareg 2019 do të jetë më modern më i hijshëm e pak më i madh, transmeton koha.net.

Touareg do t’i bashkohet platformës së Volkswagen Group MLB, sikurse Audi Q7, Porsche Cayenne, Bentley Bentayga e Lamborghini Urus, i cili do të peshojë shumë më pak se sa modeli i tanishëm.

Varësisht nga tregu ku do të shitet, ky SUV do të ofrohet me motorë me naftë e benzinë si ai 2.0 litërsh me benzinë e 3.0 litërsh me naftë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here