Policia e shtetit në gatishmëri, ja mesazhi qe japin për qytetarët

0

Drejtori i Rendit Publik ne Departamentin e Rendit dhe Sigurise Publike ne Policine e Shtetit, Albert Dervishi ne prononcim per mediat per masat e Policise se Shtetit gjate nates se nderrimit te viteve.

Përshëndetje,

Jemi sot para natës së ndërrimit të viteve dhe me këtë rast Policia e Shtetit dëshiron edhe njëherë të vendosë këtë komunikim me qytetarët shqiptarë, lidhur me masat që ajo ka planifikuar me qëllim, krijimin e një mjedisi të sigurtë për ta, parandalimin e ngjarjeve të ndryshme kriminale në të gjithë territorin e vendit, rritjen e sigurisë në akset kryesore rrugore, kryerjen e veprimeve efikase në parandalimin, zbulimin dhe goditjen e autorëve të veprave të ndryshme penale.

Për këtë qëllim, nga ana e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit, në veçanti sot është vlerësuar maksimalisht marrja e masave të sigurisë, për të përmbyllur me sukses misionin e tyre për garantimin e një feste të qetë dhe pa probleme, për rritjen e sigurisë në komunitet në të gjithë territorin e vendit, parandalimi i ngjarjeve të ndryshme kriminale, kontrrollin e plotë të territorit, nga të gjitha strukturat e policisë, të cilat vazhdojnë me shërbim 12 orësh, duke zbatuar detyrimet në kuadër të gatishmërisë “Shërbim i përforcuar”.

Lini nje pergjigje