Trump paralajmëron Iranin: Bota po ju vëzhgon

0

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi Teheranin se bota po i vëzhgonte, pas protestave të djeshme antiqeveritare, të zhvilluara në të paktën gjashtë qytete iraniane.

“Ka shumë njoftime për protesta paqësore nga qytetarët iranianë kundër korrupsionit dhe kundër sponsorizimit të terrorizmit jashtë vendit nga ana e autoriteteve”, tha Trump, i cili ishte në të njëjtën linjë me një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

“Qeveria iraniane duhet të respektojë të drejtat e qytetarëve të saj, përfshirë të drejtën e protestës. Bota po vëzhgon”, theksoi ai në Twitter.

Policia iraniane arrestoi dje dhjetëra protestues.

Videot në rrjetet sociale tregojnë protestues të cilët hedhin sllogane veçanërisht kundër klerikëve.

Lini nje pergjigje