Qeveria ikën pushime luksi për fundvit…’harron’ shpërblimet për shqiptarët

0
345
Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjate seances se fundit parlamentare te sesionit te 6 te Kuvendit te Shqiperise, ku ne rend te dites jane projektligjet per Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session.

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi denoncoi sot një skandal që po ndodh me banorët e Kuçovës, të cilet edhe pse në prag feste, nuk kanë marrë ndihmën ekonomike dhe shpërblimin e invalidit.

Bëhet fjalë për 320 familje dhe 730 invalidë.

“Qeveria e pashpirt i refuzon bukën e gojës familjeve në Kuçovë”, shprehet Halimi.

Ndihma ekonomike për 320 familje në Kuçovë dhe shpërblimi për 730 invalidët që marrin nga bashkia 3300 lekë në muaj, nuk janë dhënë. Ndërkohë, për të gjithë nuk është kaluar as shpërblimi.

“Ndërkohë që qeveria Rama e të tijtë zhyten në luks dhe mendojnë për pushimet ekzotike dimërore, qindra banorëve në Kuçovë u mohohet buka e gojës”, tha deputeti demokrat i  qarkut Berat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here