Pse Gjoni 3:16 është vargu më i famshëm në Bibël për çdo të krishterë?

0

“SEPSE PERËNDIA E DESHI AQ BOTËN, SA DHA BIRIN E TIJ TË VETËMLINDURIN, QË, KUSHDO QË BESON NË TË, TË MOS HUMBASË, POR TË KETË JETË TË PËRJETSHME”. GJONI 3:16

Ky është vargu më i preferuar nga shumica e të krishterëve. Në plot sondazhe dhe pyetësorë që janë bërë lidhur me vargun më të pëlqyer në Bibël, shumica kanë zgjedhur pikërisht vargun e mësipërm. Por cila është arsyeja? Pse pëlqehet kaq shumë ky varg? Duke analizuar çdo pjesë të tij, arsyet janë të të shumta:

  1. Shpreh dashurinë e madhe të Perëndisë për njerëzimin.

Paqja që ndjen pas leximit të këtij vargu, është tepër e madhe. Është fantastike të kuptosh se Zoti na deshi aq shumë, saqë solli në Tokë Birin e tij për të larë çdo mëkat tonin në kryq, të ofron .

  1. Besimi bëhet spirancë në këtë varg.

Në vargun e mësipërm, Gjoni na vë në dukje fjalën “kushdo” për të evidentuar të gjithë ata që besonin në Zot, i cili donte çdo cep të universit, aq sa dërgoj dhuratën e Tij më me vlerë, Jezusin. Besimtarët janë gati të besojnë çdo gjë, t’i binden Shpëtimtarit të dashur dhe të ndiejnë prezencën e Zotit të padukshëm që erdhi në tokë për t’i shpëtuar ata.

  1. Të krishterët përjetojnë mëshirën e Zotit në vargun e Gjonit 3:16.

Përgjatë Dhjatës së Vjetër dhe Dhjatës së Re, në Bibël na jepen një sërë rastesh ku na tregohet se sa mospërfillës mund të jenë qeniet njerëzore. Në këtë varg shprehet pikërisht “kushdo që bëson në Të” për të treguar gjithë besimtarët që besojnë dhe falenderojnë Jezusin që mori me vete çdo mëkat të njerëzve në Tokë gjatë kryqëzimit të Tij. satanai (nuk kam pse e shkruaj me të madhe emrin e tij), i ngatërroi gjërat duke i shtyrë njerëzit drejt imoralitetit për t’i ndarë nga Zoti.

  1. Gjoni 3:16 na pajton me Zotin.

Përgjatë shpëtimit, besimtarët lidhen me Zotin përmes fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Përmes një lidhjeje të tillë njerëzore, nuk është e nevojshme të kesh pranë një prift apo dikë tjetër për të të mësuar fjalën e Zotit. Me anë të Biblës, mund të vihesh shumë lehtë në kontakt me Zotin në çdo moment të ditës. Kjo është gjëja më e bukur, marrëdhënia jonë me Zotin është personale dhe secili e përjeton në mënyrë të ndryshme.

Lini nje pergjigje