Meta te ‘Zyber Hallulli’: Dhurata dhe mesazhi prekës për fëmijët jetimë

0
287

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë me rastin e festave të fundvitit, ku ka ndarë dhurata  për fëmijët jetimë.

Presidenti shoqërohej nga kapiteni i Kombëtares së furbollit, Ansi Agolli.

Në takimin e tij me fëmijët jetimë dhe punonjësit e institucionit, Meta apeloi për më shumë vëmendje dhe dashuri për fëmijët jetimë.  Festat e fundvitit, janë ditë reflektimi dhe solidariteti, tha Meta.

“Fëmijët jetimë i kanë gjithmonë dyert e hapura në Presidencë. Festat e fundvitit, janë ditë reflektimi dhe solidariteti”, u shpreh ndër të tjera kreu i shtetit.

Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” falënderoi presidentin për mbështetjen.

“Presidenti na ka qëndruar gjithmonë pranë”, u shpreh ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here