Kapet gomonia e mbushur me kanabis, në pranga tre trafikantët shqiptarë

0
180
foto ilustruese

Një gomone e mbushur me kanabis sativa është ndaluar mbrëmjen e kësaj të shtune në brigjet italiane, ndërsa në pranga kanë rënë edhe tre trafikantë shqiptarë.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se gomonia,  rreth 9 metra me dy motorë të fuqishëm fuoribordo, ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marjuanë.

Ndërsa në bordin e saj ishin tre shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur ende.

Gomonia me lëndën narkotike është ndaluar në zonën e Salentos, mes San Cataldo dhe Sant’Andrea në Leçe të Italisë.

Sipas asaj që bën të ditur Policia e Shtetit, pas një hetimi të gjatë dhe informacionesh operative të marra dhe  shkëmbyer midis Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane,  u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit antidrogë.

Avioni i Guardia di Finanza  është vënë në ndjekie të gomones në ndihmë të njësive detare të Guardia di Finanza të Pulias që e kanë bllokuar  në pjesën e poshtme të Adriatikut.

Ndërkohë sasia  e lëndës narkotike ende nuk dihet pasi nuk është peshuar  akoma.

Ndërkohë policia e shtetit thekson se “nuk mund të japim detaje të mëtejshme për shkak të sekretit të hetimit me  palën italiane.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here