Doni të merrni nënshtetësinë zvicerane? Një lajm i keq për ju

0
167

Ata që duan të bëhen shtetas të Zvicrës do të përballen me kërkesa më strikte që nga janari i vitit 2018.

Ligji i ri federal për kombësinë është në mesin e një numri të ndryshimeve ligjore që do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.

Në të ardhmen vetëm imigrantët që kanë leje qëndrimi C do të kenë mundësinë të aplikojnë.

Kriteret më strikte do të vlejnë për gjuhën: Kandidatët do të duhet të demonstrojnë aftësinë e tyre në njërën prej gjuhëve kombëtare në Zvicër në një test shkrimi. Deri tani nuk ka pasur konsistencë në testin e gjuhës, me shumë kantone të regjionit me gjuhë frënge që bazoheshin vetëm në aftësitë e të folurit.

“Aftësitë linguistike të kandidatëve do të kuptohen pas një interviste me Komunën ose komitetin kantonal”, ka thënë Christophe Maillard, shef i kantonit për shërbime natyralizimi në Fribourg.

Ligji i ri zyrtarizon kërkesat për gjuhë, me kandidatët që duhet të demonstrojnë nivelin A2 të shkrimit dhe B1 në të folur, sipas Kornizës së përbashkët evropiane për gjuhët.

Kantonet do të mund të rrisin kriteret edhe më shumë nëse ato duan. Qeveria e kantonit të Thurgaut kishte vendosur në nëntor që aplikuesit për shtetësi të kishin nivelin B2 në të folur. Testet gjuhësore do të kryhen në shkolla të akredituara, sipas “Le Matin”, transmeton Albinfo.ch.

Kosto për një aplikim do të jetë maksimumi prej 250 frangash.

Kandidatët që gjuhë të nënës e kanë njërën gjuhë kombëtare të Zvicrës, apo që kanë studiuar për pesë vjet në njërën nga këto gjuhë nuk ka nevojë të hyjnë në teste.

Një ndryshim do të jetë edhe në Ligjin për Mirëqenien Sociale. Deri tani aplikuesit që kishin marrë benefitet nga Mirëqenia Sociale ishin të përjashtuar nga mundësia për aplikim për shtetësi. Nga janari do të zgjerohet mundësia për ata që kanë marrë këtë social në tri vjet para aplikimit. Bëhet përjashtim nëse këto benefite paguhen prapa në të plotë.

Një tjetër hap i madh që po shqyrtohet është edhe kërkesa për shtetësi që të bie në 10 vjet qëndrimi në Zvicër dhe jo me 12 sa ishte deri tash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here