DETAJE/ Tiranë, shpërthimi me tritol në derën e shtëpisë, pronari një emigrant

0
211

Një shpërthim ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Shkozë.

Në orën 01: 30 të mëngjesit të sotëm  ka shpërthyer një sasi e vogël tritoli  pranë derës së një banese në një pallat në Shkozë.

Shpërthimi me tritiol ka bërë një zhurmë të madhe ku gjithë pallati është shqetësuar në këtë orë të natës.

Banesa është në pronësi të Kreshnik Mihja refugjat në Angli. Mësohet se në banesa kur ka shpërthyer tritoli ka pasur edhe familjarë brenda.

Burime nga policia thanë se Mihja nuk rezulton person me precedentë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Policia njoftoi se:

Më datë 30.12.2017, ora 01:30, në rrugën “Fransua Pukvil”,  në Shkozë, është vendosur një sasi e vogël lëndë eksplozive në derën e banesës së shtetasit, K.M., 29 vjeç, banues në Tiranë, ku nga shpërthimi, ka patur disa dëmtime të vogla materiale.

Shërbimet e Policisë  kanë shoqëruar disa persona dhe po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per vepren penale  “Shkaterrim prone me eksploziv” parashikuar nga neni 152, i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here