Zjarret në Nju Jork, ambasadorja shqiptare: Numrat ku mund të informoheni për të afërmit

0
111

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot në Nju York ku nga një zjarr në një ndërtesë janë numëruar së paku 12 viktima ka sjellë një reagim të ambasadores së Shqipërisë në SHBA.

Ambasadorja Floreta Faber ka njoftuar se nga të dhënat që ka deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar.

Postimi i Ambasadores ne SHBA

 Nr emergjence: 

347.241.44 34

202.758.9526

Para pak orësh u informova se sonte (28 dhjetor) një zjarr masiv ka rënë në orën 19.00 (ora lokale) në Bronx, Nju Jork. Zyra e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut njofton se të paktën 12 vetë kanë humbur jetën dhe një numër i konsiderueshëm janë plagosur nga zjarri i rënë në një ndërtesë apartamentesh që ndodhet në Prospect Avenue afër Kopshtit Zoologjik në Bronx. Temperaturat e ulta në minus 10° celcius e vështirësojë së tepërmi trajtimin e situatës. Çdo ndihmë e dhënë në këtë moment është e vlefshme.

Me shumë keqardhje për tragjedinë e rëndë dhe me shqetësimin se Bronxi është një nga lagjet shumë të populluara me familje me prejardhje shqiptare, kam ndjekur nga afër situatën. Nga informacionet zyrtare të deritanishme, nuk kemi njoftim për shtetas shqiptarë të dëmtuar apo të plagosur. Nga përfaqësues të komunitetit konfirmoj që ajo zonë nuk është zakonisht e populluar me familje shqiptare.

Për çdo rast, mund të na telefononi menjëherë. Numrat e emergjencës për Albanian Embassy to the US, në Nju Jork dhe në Uashington DC janë respektivisht:

347.241.44 34
202.758.9526

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here