Intervista e plotë/Kryemadhi-Ramës: Po preke deputetët, sërish këpucë kokës!

0
322

Intervista në Report Tv e Monika Kryemadhit sot ne TV Report

Rama iu ka ngacmuar sot me një batutë, cili është komenti juaj?

Unë dua të them se të dalim nga dabti i batutave. Koha e batutave të Ramës ka ikur, nuk

është modern sa ka qenë, kur merrej me publicitetin e Nanos dhe Metës. Tani ti lerë batutat dhe të merret me problemin e naftëtarëve, t’u japë pagat. Të luftojë korrupsionin dhe të

ndalojë eksodin e shqiptarëve drejt Europës. Ti lemë batutat dhe të mendojmë për 2018, që të jetë një vit sa më i mirë për shqiptarët.

Mund të na e shpjegoni batutën për Avni Rustemin…

Unë kam thënë që drejtësinë shqiptarët e vendosim kudo, në Paris në Tiranë

Në Paris u vendos me plumb?

Njëra, pasi janë vendosur edhe drejtësi të tjera që kanë pasur lidhje me shqiptarët si Konferenca e Parisit.

Ju distancoheni nga drejtësia e Avni Rustemit?

Unë distancohem nga dhuna, por mos kujto se shqiptarët ta lënë mangët. Mos harrojmë 1992 apo 1997, por nuk do të doja një përsëritje të 1997.

A mund të jetë 2018 një vit shpërthimi?

Njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen, përfshirë edhe socialistët. Shteti është në duart e një

kupole të korruptuar. Pas Vitit të Ri mund të bëni një investigim përmes lokale, sa para kanë

shpenzuar shqiptarët dhe cfarë është ngrënë.

Rama tha se PS merr 78 mandate nese zgjedhjet zhvillohen sot….

Meqë është kaq i sgurut le të japë dorëheqjen, por kam frikë se Rama nuk pranon. Opozita po bërtet që të shkojmë në zgjedhje se e dimë realitetin. Kam hall se mos i del Veliaj Ramës më lart

Ai ka thënë se nuk është si Ilir Meta, nuk e mban fjalën

Normal. Veliaj dhe Rama janë mësuar me Metën duke u ulur dhe bërë kompromise. Iku ajo

kohë, marrëveshjet nuk duhet të jenë më politike, por institucionale. Këto lloj marrëveshjesh kanë sjellë këtu ku jemi ne. Për hir të marrëveshjes dhe fjalës, Ilir Meta nuk foli në publik për kanabisin. Politika është amorale për qytetarët, duhet të jetë më e hapur. Meta ka bërë gabime shumë të mëdha me tolerancën e treguar.

Darka e Lalëzit mund të quhet gabim?

Po, pasi duhet të ishte bërë transparenten marrëveshje. Unë sot nuk e di atë marrëveshje. Meta marrëveshjen e firmosur e ndau vetëm me Vasilin dhe një grup të ngushtë të tij dhe nuk e ndalu me kryesinë e partisë dhe kjo ndoshta.

As me ju?

Jo. Mos mendoni se burrat ua tregojnë të gjitha të vërtetat grave. Kjo ishte edhe një nga pikat e dobëta në lidhje me marrëveshjen me PS. Nuk e kam lexuar marrëveshjen dhe nuk më intereson tani, pasi është një gjë e shkuar

Rama e ka përdorur shpesh cështjen e çizmes

I ka dhembur…

Ju nuk e goditët?

E shpëtoi bodigardi, pasi i ndryshoi drejtimin

Edhe Presidenti e dënoi…

Ai ka mendimin e tij, unë timin. Ishte një seancë e mbyllur. Unë nuk mund ta pranoja kurrë reagimin e tij kur pa deputeten e gjakosur. Pjesa që i dhemb më shumë është guximi që unë pata, pasi ai nuk ka parë gjë akoma.

Ju mund ta godisni sërish nesër?

Shteti nuk është i Ramës, është edhe i juaji. Nuk i kanë shpatullat aq të forta sa për të

mbajtur një pushtet të tillë. Tahmaja e madhe të lë pa gjë…

Rama thotë se keni frikë nga drejtësia?

Po ç’frikë kam unë. Unë nuk kam firmosur asnjëherë në jetën time. Nuk kam punuar asnjëherë në shtet…

Keni frikë nga reforma?

Fare. Ua kam thënë edhe ambasadorëve, unë nuk kam punuar asnjëherë në shtet. Rama që në 1998 dhe ka dosje pa fund në prokurori, që janë mbyllur. Por një ditë do të përballesh. Llalla ia pushoi cështjen e Gjiknurit dhe Beqajt Por u krijua perceptimi që ju e mbrojtët Llallën?  Për cfarë se mbylli çështjet?

Keni besim te kjo grua?

Me vjen keq që u përdor politikisht. Më vjen keq, betimin mund ta bënte në një seancë tjetër.

Nuk ishte problemi te Arta Marku, pasi është një zonjë e nderuar. Momenti që ti shkel kushtetutën, pse duhet të ishte ky panik i madh. Ne ndejëm 8 muaj me këtë Avokat Populli

apo sa gjyqtarë ka që u ka mbaruar mandati dhe vijojnë….Hajde edhe bëjë një ditë më vonë.

Nuk e kishte as në rend dite, e kishte të enjten. Vettingu është ngritur, pse nuk ia bënë

zonjës, por ia bëri Cuci, Manja dhe Hysi. Kjo zonja shumë mirë që u zgjodh, por pse nuk iu

bë Vettingu. Zonja duhet të jetë shumë e kujdesshme, por nëse do të bëhet. Ajo po bashkëpunon me njerëz shumë të rrezikshëm, që përfaqësojnë rilidnjen. Paratë me të cilat

janë zgjedhur këta deputetë dalin te dosja Habilaj. Duhet të ketë shumë kujdes. Ajo mund të

thoshe nuk pranoj të betohem në këtë seancë…

Cfarë do të ndryshonte?

Devotshmërinë partiake

Po lëvizjet e fundit si i shikoni?

Janë punët e saj. Nuk kam besim te drejtësia në Shqipëri, pasi jam e bindur se lufta po

bëhet për t’i hequr një pronar dhe për t’i vendosur një tjetër. Ne e votuam reformën për ta

zgjedhur prokurorin me KLP dhe 84 vota, por….

Prokurorja është e përkohshme…

Nuk e dimë përsa kohë do të jetë prokurorja e re, pasi gjërat po bëhen të

paparashikueshme. Po të duash të merresh me Kushtetuesen, e para nuk ka numra, pasi disa u ma mbaruar mandati dhe e dyta hajde se nuk duam të prishim reformën që vetë e kemi votuar, pasi e rrëzon.

Keni fatin që e njiheni mirë Ramën…

Jo vetëm atë, por të gjithë. Edhe Nanon, Metën, Majkon, Berishën dhe të gjithë këta

kryeministria. Këta mund të kenë pasur gabime, por kurrë nuk kam parë të ulet në tavolinë me një kriminel

Me kë?

Me të gjithë, në cdo qark. Me komandantin e bandës që ushtronin dhunën dhe policia e mbronte nga pas. Por nuk mund të jetë kryetari i një shteti që të rrijë me banditët.

Por ka mbështetje ndërkombëtare?

E ka Gjermania se nuk po zgjidh qeverinë e vet, që do Zoti e zgjidh se është cështja e stabilitetit. Ne sot ekzistojnë falë Amerikës, por ky që ishte më pro amerikani i nguli thikë pas shpine edhe ambasadorit

Por nuk ka reaguar?

Nuk është në Shqipëri. Por ky më e pakta ishte të abstenonte

Si e konsideroni letrën e Metës?

Meta e nxori zbuluar Ramën me këtë letër. Të jesh i bindur që ca ditë në SHBA i bëri lobingjet, sepse kemi ca miq të përbashkët. Në SHBA ka bërë potox dhe botox. Kjo të kthjellon mendjen dhe trupin.

Më kë është takuar në SHBA?

Ka bërë botox dhe potox. Ka pasur edhe trupin. Nuk ka asgjë të keqe se të kthjellon mendjen

Keni komunikim me Ramën?

Nuk kam frikë të përballem as me Ramën dhe as me njeri. Ia kam bërë bllok telefonin se nuk

e duroj kur fillon e bën mesazhe 7 faqe të gjata.

Nuk do ta godisni sërish?

Ai atë do ti kalojë ligjet për 5 minuta, që të mos ketë ndonjë këpucë kokës. Po nëse

gjakosen sërish deputetë, do ta godas.

Skena e pensioneve?

Kujdesni nga skemat bolshevike dhe populizmi i tepruar që kemi marrë. Meta më mori dhe

më tha ‘ca i kishe ato dy fjalitë e fundit?’. Meta ma ka mbyllur gojën gjithmonë. Madje kur ishte çështja e plehrave, organizoi një darkë me një ambasadore, që unë të mos isha në sallë, sepse e dinte që do votoja kundër. Dhe

nuk mora pjesë, ka votuar Përparim Spahiu që abstenoi.

Do ja bëni kritikat Metës sërish?

Unë mendoj që Meta siç ka vlerat e veta në politikë, ashtu ka dhe gabimet.

Gabimi më i madh në politikë i Metës?

Varet nga koha. Në momente të caktuara ka marrë vendime të caktuara. Vendimi më i mirë ishte themelimi i LSI dhe më i keqi që bëri Ramën kryeministër.

Keni paralajmëruar me opozitën disa mënyra për të bërë aksionin e fortë opozitar, keni një ide të qartë?

Ne jemi në hartimin e një strategjie, protestat do të vazhdojnë. Çdo ditë e më shumë njerëzit

po bëhen më të pakënaqur, madje dhe vetë socialistët. Njerëzit po hiqen nga puna pa arsye.

Nuk mund të hiqen njerëzit që kanë 20 vite në punë. Ai do të kënaqë servilët, bandat dhe

grupet e familjarët rreth tyre, por shqiptarët do të kenë gojë shumë shpejt, ashtu siç kanë sy

e vesh. Edhe ne si opozitë ishim të papritur për ngjarjet që po ndodhin në jetën politike.

Zgjedhjet e 25 qershorit janë maja e Ajsbergut, vetë ne opozita ishim të papërgatitur, ndaj

dhe duhet t’i mendojmë hapat për të mos gabuar. Protesta ne do të bëjmë, do shohim kur do

të hapet seanca plenare, do shohim kur do jetë data më e mirë, temat. Çdo lëvizje është e

koordinuar, Basha ka qenë në Lezhë, unë në Skrapar, sigurisht që i koordinojmë të gjitha

lëvizjet. Jemi në një moment kolaudimi të opozitës, e kemi të nevojshme.

Kjo sjelle është e njëjtë edhe për PD?

Absolutisht

Nëse nesër do bëheshin zgjedhjet koalicioni PD-LSI do ishte i konsoliduar?

Është akoma shumë shpejt për të folur. Situata në vend do të lëvizë shpejt. edhe dje kur

Rama kërcënoi hapur deputetët e tij, unë them që gjërat në Shqipëri do të lëvizin shumë

shpejt. presim që komisioni i Reformës Zgjedhore do të nisë punën. Ne do shohim si do të

ecet me këtë reformë, është shumë e rëndësishme.

A mundeni ju LSI dhe PD të mbani situatën nën kontroll, sepse faktori ndërkombëtar është kundër dhunës?

Mos u shqetëso për faktorin ndërkombëtar. Unë nuk i besoj ndërkombëtarët, ata nuk punojnë për qeverinë tonë, por për qeveritë e tyre dhe nuk mbajnë përgjegjësi për atë që ju ndodh shqiptarëve.

Ja thatë këtë Lu?

Unë i thash çfarë mendoja unë. Ai u tregua shumë korrekt me mua. Edhe ambasadori është

koshient për këtë situatë dhe ai vetë ndjehet në një sitautë të pasigurt në Shqipëri. Reforma në Drejtësi do të subvencionohej nga SHBA, rreth 47 milionë dollarë. A mos ndoshta votimi në OKB bën që SHBA të heqë dorë nga kjo ndihmë?

Nuk përjashtoni protestat e forta në janar?

Ndërkombëtarët vijnë dy vjet, mbarojnë statusin e tyre, kthehen në vendin e tyre me përshtypjet më të mira për shqiptarët dhe përshtypjet më të këqija për politikanët. Gjithmonë kemi krijuar një klasë politike, e cila tërhiqet, kërcënohet, frikësohet. Unë them ‘beso në Zot, mos shkel ligjet dhe je në rregull’.

E keni ndarë mendjen për protestat?

E patë si u trembën dje nga naftëtarët. Uroj t’ju jenë hedhur pagat, se janë njerëz me halle. Me aq pak u tërhoq, imagjino po të kesh me qindra-mijëra njerëz, që ju ka ardhur në majë të hundës.

A do i mblidhni qindra-mijëra?

Ne nuk do t’i marrim me zor, unë e quaj opozitën të çohesh një orë para Ramës dhe të flesh një orë pas tij.

Kontrolloni lëvizjet e tij?

Po sigurisht këtë ka opozita, të kontrollojë çfarë bën qeveria.

Prostata e fortë?

Do jetë brenda rregullave demokratike.

Mandati i Rehovicës?

Nuk do të lejojmë kurrë të viktimizojnë njerëzit tanë. Ai nuk është ndaluar, është shoqëruar

për një dëshmi dhe tjetra ka qenë student. Kur je student në Romë dhe kur jep shenjat e

gishtave, gjërat e tjera janë të tepërta. Ka dy vjet që për çfarë nuk e kanë akuzuar dhe për

trafik droge në Zvicër, edhe pse nuk ka qenë kurrë.

Do ta mbroni në KQZ?

Në momentin që Rehovica bën prezente faktet dhe nëse Prokuroria nuk ka depozituar asnjë

lloj shkrese pa argumente, fakte, sigurisht që do ta mbrojmë, jo vetëm atë, por çdo njeri që

kërkohet të përdhoset dhe përbaltet.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit, ju dhe PD votuat buxhetin është non sens?

Këshilltarët më pyetën dhe më thanë ‘çfarë mendimi ke për buxhetin, unë ju thashë që nuk

kam mendim, sepse nuk e njoh, por ju e njihni’. Ata thanë që në buxhetin janë përfshirë ato

që janë kërkuar, për hir të së vërtetës mënyra si menaxhohet, kanë pasur gjithmonë

marrëveshje këshilltarët në Elbasan. Kanë funksionuar duke zgjidhur problematikat në zona

të caktuara. Kryetari i këshillit është i LSI, është profesori Altin Idrizi, i cili është shumë

korrekt.

A është Veliaj kundërshtari i dytë pas Ramës?

Jo, ai është kryetar bashkie. Ne komshinj jemi prapë. Unë jam kaq e hapur për të thënë

‘mirëmëngjes’, ‘mirëmbrëma’, por në politikë nuk ndaloj. Unë e bëj debatin tim në parime,

nuk e kam personal. Politik e kam dhe me Edi Ramën. Meta nuk mësoi as në 2007 me

Ramën, as më 2008, e provoi sërish më 2017. Në momentin që Rama firmos që ikë nga

kryeministër, unë jam e gatshme t’i hapim rrugë Shqipërisë të hyjë në BE.

Berisha për djegie mandatesh?

Ka disa qëndrime, edhe ne në LSI kemi disa që mendojnë për djegie mandatesh, si Spahiu,

Manjani. Unë mendoj që kjo nuk është zgjidhje, por i jep mundësi Ramës të bëjë një

statuskuo të vetën.

Ke ambicie për të qenë një ditë kryeministre?

Fare, nuk më pëlqen fare.

Pse, është pushtet i madh?

Po siç mund të jesh lart, mund të biesh dhe poshtë.

Ta ka lënë Meta?

Meta ja la Vasilit, ishte ky që këmbënguli ta merrja unë dhe marrëveshja ishte që ‘Meta mos

më ndërhyjë’. Unë dhe Meta nuk flasim fare për politikë. Ato minuta që kemi mundohemi t’i

lëmë për fëmijët. Unë e kam frikë pushtetin, sepse rrethi yt apo interesat e njerëzve përreth

mund të të verbojnë. Gjithmonë, ministrat kanë qenë viktima të këtij tubimi. Të qenurit

kryeministre nuk mendoj se të bën të veçantë, vetëm të shton disa servilë.

Do t’i bëni dhuratë Ramës?

Unë i bëj thirrje Ramës të ikë nga qeveria, t’ia lërë ndonjë socialisti, 2018 ta kthjellojë.

Ndonjë dhuratë, ndonjë palë atlete?

Ka njerëz sa të dojë rreth e qartë që i bëjnë dhurata, ka më shumë nevojë për mbështetje

shpirtërore, që do ta gjejë po të ikë nga qeverisja.

Ku do t’i kaloni pushimet?

Ne nuk bëjmë pushime, do flej vetëm gjumë. Ju kam thënë fëmijëve ‘harrojeni që do ju

gatuaj, do ju shërbejë’.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here