Votat që iu bashkuan Veliajt për buxhetin, Vasili: Si i bleu trafikanti në krye të bashkisë

0

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e ka quajtur kryebashkiakun Erjon Veliaj, një trafikant votash, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët nga selia e LSI-së.

Loading...

I pyetur lidhur me këshilltarët e LSI-së që votuan buxhetin duke iu bashkuar votave të socialistëve dhe duke dalë kundër vendimit të grupit të LSI-së, Vasili tha se: “LSI s’ka dy palë këshilltarë, ata që i janë bindur dhe s’kanë qenë në sallën e bashkisë janë ata që përfaqësojnë qëndrimin e LSI”.

Vasili hodhi dhe akuza ndaj kryebashkiakut Veliaj, duke u shprehur se ai jeton me shitblerje votash.

“Tirana s’mund të qeveriset me show provincial, por me punë”, tha kreu i LSI-së.

VIDEO

Loading...

Lini nje pergjigje