Përse nuk e pyeti Ramën për votimin kundër SHBA në OKB? Meta përgjigjet i befasuar

0
179

Lidhur me votimin e Shqipërisë në OKB të rezolutës për Jeruzalemin, Ilir Meta tha sot në Opinion:

“Çdo votim tjetër, veç atij që ka ndodhur, do të ishte shumë më i pranushëm. Kishte tre mundësi, për t’u shprehur ndryshe. Nuk dua të hyj në koment, në debate, për një çështje për të cilën opinioni publik ëhstë shumë i qartë. Për të janë shprehur presidenti i dhe ambasadorja e SHBA-ve në OKB. Përderisa Amerika është aleati ynë strategjik, ka qebe një veprim i panevojshëm”.

Ministri i ajshtëm është shprehur se ju nuk kuptoni mirë nga politka e jashtme. A jeni konsultuar me të?

“Mos prisni nga unë që të ulem në nivele të tilla, të debateve, të polemikave. Ky ka qenë një vendim që MPJ mund të jetë konsultuar me këdo, por jo me Presidentin e Republikës. Ka patur një kontakt me shefin e kabinetit tim, meqë votimi po afronte dhe çështja ishte e ndjeshme.  Asnjëherë nuk kam menduar personalisht se mund të ndodhte një votim i tillë, në një situatë të tillë. Nuk ka patur asnjë rekomandim, sugjerim, apo udhëzim nga ana e institucionit të presidentit për këtë qëndrim”.

Përse nuk e kontaktuat kryeministrin për ta pyetur për qëndrimin?

“Sepse nuk kam menduar asnjëherë se Shqipëria mund të votonte në një mënyrë kaq të panevojshme. Kemi kërkuar të na sqarojnë për këtë çështje. Qëndrimet e Shqipërisë sidomos në raport me aleatët tanë më të rëndësishëm, duhet të jenë të qëndrueshme dhe të mirëkonsultuara. Duhet të kenë një konsensus jo vetëm shtetëror, por edhe më gjerë. Kemi çështje të rëndësishme, si çështja e Kosovës dhe e shqiptarëve të tjerë në rajon, që na kërkojnë përgjegjshmëri para ndërkombëtarëve”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here